Masazhe lakuriq e fotot “hot”, ç’bëhej brenda qendrës estetike, vatër prostitucioni?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.09.2018, 15:28

Tre femra janë arrestuar dhe burrë është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës ditën e sotme, pasi dyshohet se ambientet e qendrave të masazhit që administronin, i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion.

Gjithashtu, shtatë punonjëse të këtyre qendrave janë proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ushtronin aktivitetin e jashtëligjshëm.

Njëra prej këtyre qendrave estetike, administratorja e së cilës është arrestuar, është edhe qendra estetike "Lefteria", e cila ndodhet në Rrugën e Dibrës.

Nga një kontroll i shpejtë vihet re se në këtë qendër estetike ofroheshin masazhe tërësisht lakuriq, videot e së cilave publikoheshin edhe në rrjetet sociale, për të joshur meshkuj të ndryshëm.

Si të mos mjaftonte kjo, "Lefteria" publikonte edhe foto "të nxehta" të vajzave që supozohej se punonin aty si masazhatore, por që dyshohet se kryenin marrëdhënie seksuale me klientët, kundrejt shumave të caktuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit