Lajme të këqija nga WhatsApp, s’do t’ju pëlqejnë fare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.09.2018, 11:59

Lajme të këqija vijnë nga përdorimi i WhatsApp. Ai nuk do të jetë më i disponueshëm në disa aparate celularë smartfonë si ata me sistem iOS dhe ata me sistem Android.

Kompania ka bërë me dije se kjo vjen si pasojë e ndryshimeve që Whatsapp do të bëjë në versionin e update-it të ri 2.18.90, i cili do heqë suportin për këto telefona

Problemi qëndron me IOS 7, e cila nuk mund të përputhet më me versionin e fundit të Whatsapp dhe përveç modeleve të vjetra mund të prekë dhe disa lloje të tjerë telefonash më të rinj.

Plani fillimisht ishte që aplikacioni në pronësi të Facebook të mos funksiononte as në IOS 8, por duke parë numrin e përdoruesve të tij, ata vendosën të bëjnë këtë rregullim duke braktisur vetëm 7-ën.

Gjithsesi, njerëzit kanë kohë të bëjnë ndryshimin me telefonat e tyre deri në 1 shkurt sepse ky është afati i fundit kur do lejohet shkarkimi dhe përdorimi i Whatsapp.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit