“Ja merreni celularin tim”, Balla flet për mungesën e Majkos në Kuvend

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 20.09.2018, 21:46

Deputeti i PS Pandeli Majko nuk ishte sërish i pranishëm ditën e sotme në Kuvend ku u votua dekreti i Presidentit për sa i përket shembjes së Teatrit Kombëtar.

Mbrëmjen e sotme kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla tha se Majko i kishte kërkuar në të vërtetë leje.

Madje për ta bërë më të besueshëm qëndrimin e tij Balla i ofroi gazetares telefonin celular të tij për të parë që Majko kishte kërkuar leje.

Balla tha në Abc news:

Merreni celularin tim. Zoti Majko më ka kërkuar leje para disa ditësh, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar, për të qenë sot si përfaqësues i qeverisë dhe Partisë Socialiste në një ceremoni të rëndësishme në Kosovë në nderim të dy heronjve.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit