Si ndikoi Rezarta Shkurta në lirimin e Ermal Hoxhës nga burgu?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 20.09.2018, 19:18

Lirimi i nipit të Enver Hoxha, Ermal Hoxhës nga burgu një javë më parë solli shumë debate në politikë dhe jo vetëm.

Hoxha ishte arrestuar në 14 janar të 2015 si pjesë e organizatës që kishte ngritur laborator për prodhimin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

Ndonëse ai u dënua me 10 vite burg fillimisht, ia ka dalë që të vuajë vetëm tre vite e disa muaj pas lirimit më 13 shtator.

Më 20 korrik të këtij viti Hoxha kishte dorëzuar një kërkesë për lirim me kusht në Gjykatën e Fierit pasi pretendonte se ishte riedukuar në burg dhe se ai është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri. Ai ka paraqitur edhe një kontratë për t’u punësuar si ekonomist në kompaninë e gruas së tij Rezarta Shkurta, shkruan BIRN.

Por ndonëse sipas prokurorit të çështjes Asllan Barjamaj, Hoxha nuk kishte kryer ¾ e dënimit që të lirohej me kusht dhe nuk ishte shprehur i penduar apo nuk kishte ndonjë arsye të veçantë, Gjykata ka vendosur lirimin e tij.

Gjyqtari përmendi edhe kontratën e punësimit tek kompania e këngëtares Shkurta si një argument për riintegrimin e tij në shoqëri.

Si “arsye të veçantë”, Gjykata e Fierit ka marrë parasysh gjendjen familjare të Ermal Hoxhës, i cili sipas vendimit është baba i dy fëmijëve të mitur.

Ermal Hoxha u akuzua si një prej personave kyç në dosjen e njohur si “Xibraka”. Sipas dosjes hetimore, roli në tij në grupin kriminal ishte transportimi i dy ekspertëve kolumbianë të kokainës drejt laboratorit në Xibrakë të Elbasanit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit