Persona të panjohur kanë dhunuar një biznesmen pranë banesës së tij në Komunën e Parisit, në Tiranë.
Ngjarja mësohet se është shënuar në mesnatë dhe biznesmeni është dërguar në spital me plagë në kokë dhe në trup.
Sipas dëshmisë së biznesmenit Andrea Zoga për "Ora News", personat që e kanë sulmuar ishin me një makine tip "Golf" dhe i kishin zënë pritë para shtëpisë së tij.
Biznesmeni Andrea Zoga ka disa aktivitete ne Tirane, fast food dhe restorante. Raportohet se biznesmeni ka denoncuar edhe më herët kërcënimet ndaj tij por çështja është pushuar në prokurori.