Vdes në QSUT transportuesi i 2.4 ton droge, gjithçka mbahet e fshehtë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.09.2018, 10:57

Ka ndërruar jetë në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Demo Progonati, i njohur si transportuesi i 2.4 ton droge.

Progonati u kap në janar të vitit 2017 në Itali. Ai ka vdekur brenda ambienteve të spitalit në qershor të këtij viti, ndërsa lajmi është bërë i ditur vetëm ditën e sot,e, duke u mbajtur i fshehtë për mediat.

Shkak për vdekjen e tij dyshohet të jetë bërë sëmundja HIV nga e cila vuante prej kohësh.

Drejtoria e Burgjeve kishte dërguar në gjykatë një shkresë, ku sqaronte se nuk ishte bërë shoqërimi i të pandehurit pasi ishte sëmurë dhe ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit