Ka vijuar me tone të ashpra debati mes Eglantinës dhe ish-vjehrrës e ish-bashkëshortit të saj, në emisionin "Me zemër të hapur". Ata janë konfliktuar për kujdestarinë e djalit, Argentinit.
Ish-bashkëshorti e akuzon Eglantinën dhe të atin e saj për dhunim të fëmijës nga ana fizike dhe psikologjike. Ai mbështet deklaratat e së ëmës, e cila shprehet se gjyshi shikon porno në sy të nipit dhe kjo ka ndikuar në zhvillimin psikologjik të fëmijës.
Armando rrëfen për njohjen e tij me Eglantinën dhe akuzat për keq-rritje të fëmijës:
Djali im është i dhunuar. Unë e njoh djalin tim. Ata e dhunojnë. Madje kur jetoja me Eglën, babai e ka qëlluar atë dy herë me pëllëmbë. I ka thënë; ‘të dhashë shkollë, ti më bredh rrugëve’. Unë me Eglantinën jam njohur në ‘Facebook’.
Ajo më bëri ftesë e para. Folëm pak kohë. Nuk e kisha nisur për seriozisht, e shihja si femër për të kaluar kohën, si gjithë meshkujt. Djali është dhunuar psikologjikisht edhe fizikisht.
Tek fëmija vë re që ka diçka, se ai thotë vazhdimisht; gjyshi e rreh mamin, kur ajo vjen vonë në shtëpi’. Fëmija im këtë e përjeton. Ka një vit e gjysmë. Shikon veprime të gjyshit ndaj nënës së tij. Djali më kërkon që të shikojë filma pornografik.
Ai është shumë i zhvilluar për moshën e tij, është 5 vjeç dhe është i zhvilluar seksualisht. Djali më thotë; Babai kë të vras me thikë, gjyshin apo mamin? I them asnjë të keqen babi. Mirë thotë, ‘do vras veten’.
Kur Eglantina mori kujdestarinë, u dorëzua edhe një raport ku tregohej se ai ishte shumë mirë. Fëmijën e dorëzova në komisariatin e Sarandës në 13 maj të 2017-ës".

Nuk kanë munguar as akuzat e Eglantinës, e cila pohoi se Armando i nxjerr në telefon të dashurën e tij që hiqej si pediatre, ndërsa e ofendonte.
Po ashtu ajo shokoi me deklaratën ndërsa tha se e dashura e ish-burrit puthte në buzë djalin e saj 5 vjeç.
Eglantina, nga ana e saj tregon:
Zotëria, ka nxjerr në telefon vajzën që do dhe është hequr si pediatre dhe më ka thënë; pse e ke lënë fëmijën me 40?! Kërcënon. Djali më merr në telefon dhe më thotë; ‘Mami jam me të dashurën e babit, të dashurën që unë e puth në buzë.’ Ti nuk duhet t’i afrohesh fëmijës me milimetra. Ti nuk dihet ti afrohesh (I kthehet ish-vjehrrës). Erdhi kjo zonja në polici dhe tha; merreni këtë fëmijë, se është psikopat".