Mbyllet gazeta “The Independent”, që nga sot vetëm online

Shkruar nga: | Publikuar më: 26.03.2016, 15:36

in Zhvillimi i gazsetarisë online ka sjellë falimentimin e shumë gazetave print. Kështu, gazeta britanike “The Independent”, një nga gazetat më serioze të shtypit britanik, që nga dita e sotme nuk do të dalë më në treg. Ajo do t’i ofrohet lexuesit vetëm në versionin online. Ky është quajtur një hap kurajoz drejt botës digjitale nga drejtuesit e gazetës.

“The Independent” u themelua në 1986 dhe mori shumë shpejt profilin e një gazete të besueshme dhe shumë serioze. Në vitin 1989 ajo arriti kulmin me një tirazh prej 420 mijë kopjesh të shitura në ditë. Vitin e fundit tirazhi i saj ra në 40 mijë kopje, një nga arsyet e mbylljes së gazetës print, nga e cila humbin vendet e punës rreth 100 gazetarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit