Puseta çon në pranga pronarin e televizionit në Fier, i marrin edhe 5 milionë lekë gjobë

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 05.09.2018, 12:04

8 orë në paraburgim dhe 5 milionë lekë të vjetra gjobë, për Fatos Mihalin, president i televizionit lokal “AVN”, në qytetin e Fierit, i cili akuzohet për ndërtim pa leje dhe prishje të territorit publik.

Por si qëndron e vërteta? Mihali në një intervistë për “FaxNews” është shprehur se ai e ka denoncuar disa herë problemin e tij, por është detyruar të ndërhyjë vetë pasi askush nuk i është përgjigjur.

Madje, Mihali shprehet se është ankuar edhe drejtpërdrejt tek kryebashkiaku Armando Subashi, por ky i fundit e konsideron Fatosin si një person me bindje të djathta.

Problemi konsiston në një pusetë të qytetit.

Fatos Mihali u shpreh:

Në kushtet kur nuk kishte as një ndërhyrje nga ana e Bashkisë, i çova një letër dhe iu thashë që në rast se nuk do të reagonin, unë do ta kryeja vetë hapjen e pusetës. Isha drejt përfundimit kur erdhën persona nga policia dhe më shoqëruan. Më kërkuan një leje dhe i thashë se nuk e kisha, pas 7-8 orësh u lashë i lirë. Akuzohesha për ndërtim pa leje dhe për prishje të territorit publik, gjë që asnjë prej tyre nuk qëndron. Unë do të përballem dhe në prokurori, pasi e di që jam në hallin tim dhe në problemin tim. Pavarësisht se çfarë ndodhi unë i kam nisur sërish një letër kreut të Bashkisë së Fierit. Me mua janë treguar jashtëzakonisht arrogantë, nuk e di se çfarë ndodh me qytetarët e tjerë. Ka kohë që Subashi nuk më pret në zyrë, që prej kohës që ai është zgjedhur në krye të Bashkisë. Ai nuk ka shkelur kurrë në televizionin tim, pasi mund të më konsiderojë të djathtë. Por nuk mund të thuhet kjo për televizionin, kurrë nuk kam pasur ndihmë nga politika. Nuk kam pse qëndroj më në atë qytet, sa kohë që jetojnë dhe fëmijët e mi jashtë vendit. Bizneset në Fier janë drejt mbylljes, ata që kanë mundësi ekonomike largohen, Fieri sot është kthyer në një fshat të vogël. Na duhet që të lajmë enët në banje, që ujërat të shkarkohen në kanalin e ujërave të zeza, nuk është mosha ime që të futem në burg për një pusetë. Gjoba që kam marrë është 5 milionë lekë.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit