Çmenduria/ Taksa vjetore e makinave rritet me 185% që nga viti i kaluar

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 23.08.2018, 15:40

Ngado që të kthesh kokën në ditët e sotme dëgjon vetëm për rrjepje, një rrjepje e pashoq që po vjen nga taksat e rritura në disproporcion me të ardhurat.

Pa dashur t’i cekim të gjitha do fokusohemi vetëm tek makinat dhe rrugët. Në një kohë kur thuajse të gjitha rrugët janë dhënë për ndërtim dhe mirëmbajtje tek koncesionarët privatë, një kilometër rrugë do u kushtojë taksapaguesve shqiptarë nga 8 deri në 16 milionë euro, varet nga kontrata.

Përpos kësaj, Shqipëria vazhdon të ketë çmimin më të lartë në rajon, e më gjerë, të karburanteve, e kjo me justifikim që aty paguhet edhe për mirëmbajtjen e rrugëve në vend.

Tani, histeria e rritjes së taksave nuk mbaron me kaq, pasi nga viti i kaluar Taksa Vjetore e Makinave është rritur me gati 185%, kjo sipas një denoncimi nga një qytetar.

Qytetari shkruan për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Taksat e makinave janë rritur 185% më shumë se sa viti i shkuar. Viti 2017 kam paguar 2000 lekë të vjetra, ndërsa në vitin 2018 paguajta 5700 lekë të vjetra. Shikoni se çfarë diference dhe kryeministri kërkon të na vendosë edhe taksë rrugore.”

Realisht problemi nuk janë taksat, sepse taksa paguhen në çdo vend të botës, problemi është që taksat po vendosen pa marrë parasysh të ardhurat e popullit për frymë. Është si të thuash mbivendoset taksa në një terren që nuk është i përgatitur për ta përballuar dhe sipas argumentimeve nga ekpertë të ekonomisë kjo do të sjellë shumë shpejt një krizë të thellë në vendin tonë.

Nëse pagat, pensionet, ndihmat ekonomike, mbulimet dhe sigurimet do të ishin më të larta, atëherë edhe taksat do justifikoheshin. Por si duket ky nuk është rasti i Shqipërisë, prandaj gramatikisht të gjithë duan të largohen nga ky vend që të pin gjakun deri në qindarkën e fundit./JOQ.al

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit