ASOS nuk ka pasur asnjë herë frikë që të guxojë kur vjen puna te moda, por me krijimin e fundit që kanë sjellë mund të themi se ka shkuar paksa larg.
Shitësi me pakicë online britanik ka zbuluar një t-shirt të bardhë super të shkurtuar për burrat, që është aq e shkurtër sa nuk mjafton për të mbuluar thithat e mbajtësit.
Dizajni i ri i ka lënë blerësit të habitur e ndërsa sigurisht që nuk mund të mungonin reagimet e njerëzve të internetit. Një komentues në Faceook e ka krahasuar prurjen e re nga ASOS me sytjenat sportive për gra.
Dizajni që kushton 10 paund vjen në masat medium dhe large dhe premton të jetë e përkryer për kur 'më pak është më shumë'.
Sa i përket “gallatës” që plasi në rrjetet sociale, batutat ishin nga më të ndryshmet. Një përdorues Twitteri thoshte që bëni mirë të përshëndeteni me të afërmit sepse mesa duket paska ardhur fundi i botës.
Një tjetër pastaj thoshte: Ndaloni botën se dua të zbres.
Ndërsa një vajzë nga Twitter-i e krahasoi me një bluzë që ka hyrë në ujë nga larja me lavatriçe.