Zjarr tek Kullat Binjake në Tiranë, flakët përfshijnë zyrën e avokatisë

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 20.08.2018, 13:04

Një zjarr ka rënë në një zyrë avokatie te Kullat Binjake.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.08.2018, rreth orës 12:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në gabinën elektrike të një qendre tregtare ka dalje tymi dhe dyshohet për rënie zjarri.

Në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, po punohet për konstatimin e zjarrit dhe fikjen e tij.

Foto ilustruese

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit