Për të gjithë ju që ju pëlqen shumë shalqiri, ju tregojmë një sekret se si mund ta ruani atë për një kohë të gjatë. Zgjidhni një shalqi që peshon rreth 4 kg, pasi nuk duhet të jetë shumë i madh. Përpiquni që ai të ketë lëkurë të trashë dhe të mos jetë shumë i pjekur. Fshijeni mirë shalqirin me një leckë të thatë (nuk është e nevojshme ta lani) dhe në një enë merrni dhe shkrini disa qirinj dylli si në foto. Mos harroni t’i hiqni fitilin dhe t’i preni qirinjtë në copa të vogla.
Lëreni masën të ftohet pak, pastaj lyeni tërë shalqirin në mënyrë të barabartë me një shtresë rreth 0.5 cm të trashë. Prisni të ngrihet mirë dylli dhe zgjidhni një vend të errët, të ftohtë dhe të thatë në shtëpinë tuaj. Mbulojeni me kashtë ose me gazeta dhe futeni edhe shalqirin mbi to.
Gjëja kryesore është që shalqiri duhet të mbahet larg gjërave të ngrohta., si dhe kontrolloni herë pas here që shalqiri të mos ketë ndonjë shenjë mbi dyllë.
Kjo metodë interesante u zbulua fillimisht në Indi, me anë të së cilës mund ta mbani këtë frut shumë të freskët dh eta hani pas shumë kohësh.