Mos guxoni të merrni rërë te ky plazh, “do ta hani sa krahu”

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 10.08.2018, 23:56

Turistët që do të vjedhin tani e tutje rërë nga plazhet e ishullit të Sardenjës, do të ndëshkohen me gjoba që arrijnë vlerën e 3.000 eurove.

Autoritetet thonë se edhe pse duket krejt e padëmshme, vjedhja e rërës jo vetëm që është krim, por edhe dëmton rëndë mjedisin e ishullit. Ky problem e ka cënuar Sardenjën prej vitesh.

Verën e kaluar, në valixhet e turistëve u gjetën më shumë se një ton rërë, ndërsa jo më larg se sa në fillim të javës, një 40-vjeçar italian që jeton në Mbretërinë e Bashkuar u kap nga policia me një shishe me rërë nga plazhi Gallura.

Sardenja ka mijëra kilometra vijë bregdetare mbresëlënëse dhe 28 prej plazheve të saj kanë fituar statusin Blue Flag, që është mjaft domethënës për pastërtinë e vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit