Tea dhe Kristi drejt martesës, propozimi romantik i banorit të Big Brother

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.08.2018, 20:44

Ajo u kthye në përsonazhin më të përfolur të Big Brother, ndërsa ai vazhdon të mbahet mend si korçari simpatik i shtëpisë.

Por tanimë Tea dhe Kristi duket se do shkojnë drejt martesës.

Me rastin e ‘Festës së Birrës’, banori i Big Brother ka përfituar nga mundësia për t`i propozuar të dashurës së tij, Tea Zhulit, në mes të njerëzve.

Mediat kanë siguruar disa video ku ish-banori i “Big Brother” është ngjitur në skenë dhe para qindra njerëzve i është ulur në gjunjë Teas duke i propozuar për martesë.

Ky ka qenë padyshim një gjest që i ka emocionuar gjithë të pranishmit, të cilët kanë shpërthyer në duartrokitje dhe brohorima.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit