Interneti 5G mund të nisë vitin e ardhshëm në disa vende të Europës, duke premtuar shpejtësi shkarkimi deri në 20 herë më të madhe. Megjithatë në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit, kjo teknologji e fjalës së fundit do të arrijë pas vitit 2020.
Por çfarë ndryshimi do të sjellë 5G për jetën tonë? Do të kemi nevojë për telefona të rinj?
Në fillim nuk mund të vëreni shpejtësi shumë më të larta, sepse 5G ka të ngjarë të përdoret fillimisht nga operatorët e rrjetit si një mënyrë për të rritur kapacitetin në rrjetet ekzistuese 4G dhe të sigurojë një shërbim më konsistent për konsumatorët.
Rrjetet më të shpejta aktuale 4G ofrojnë rreth 45Mbps (megabit për sekondë), por 5G mund të rrisë shpejtësinë e shfletimit dhe shkarkimit me rreth 10 deri në 20 herë.
Shumica e vendeve nuk kanë gjasa të fillojnë shërbimet 5G përpara vitit 2020, por Oredo i Katarit thotë se tashmë ka nisur një shërbim komercial, ndërsa Koreja e Jugut synon të nisë vitin e ardhshëm. Kina gjithashtu po garon për të nisur shërbimet në 2019.

5G network wireless systems and internet of things with young man hand using smart phone and laptop.