Gjashtë persona të plagosur, të gjithë nga e njëjta familje, është bilanci i aksidentit të ndodhur dy ditë më parë në fshatin Rrenc, Gur i Zi në Shkodër.
Të plagosurit janë të gjithë të familjes Ndreka.
Vitor Ndreka dhe bashkëshortja e tij, së bashku me 3 fëmijët e tyre, po udhëtonin të gjithë bashkë kur një shofer i ri dhe i dehur goditi makinën e tyre.
Ata u përpoqën ta shmangnin, por përplasja kokë më kokë e automjeteve ishte e pashmangshme, për shkak të natyrës së rrugëve në atë zonë.

Si pasojë e aksidentit, të gjithë anëtarët e familjes janë plagosur, sidomos Vitori dhe vajza e tij 17 vjeçare, të cilët janë të dy në gjendje kritike.
Këmbët e Vitorit dhe stomaku janë dëmtuar rëndë, si pasojë e hemorragjisë para se ta nxirrnin nga automjeti.
Mjekët druajnë se vajza e tij 17 vjeçare, Lorena, nuk do të mund të ecë më kurrë, për shkak të dëmtimeve të brendshme dhe dëmtimeve në shpinën kurrizore.
Të tre anëtarët e tjerë të familjes janë plagosur rëndë, por gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme. Sipas mjekëve, funksionet e tyre jetësore nuk janë prekur.
Ndërkohë, për rastin në fjalë është hapur një llogari në “gofundme”, ku deri më tani 41 donatorë kanë arritur të grumbullojnë 3,990 dollarë.

Të gjithë bëjnë apel për të ndihmuar në kurimin dhe trajtimin e të voglës Lorena dhe babait të saj, Vitorit.
Sikurse u mblodhëm bashkë për të ndihmuar Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin për të paguar gjobën e FIFA-s, ashtu le të ndihmojmë edhe këta njerëz që po luftojnë për jetën.
Mund të ndihmoni duke kontribuuar këtu: Aksidenti tragjik me makinë i familjes Ndreka
"Ka ngec njëri në makinë tash dy orë!", dëshmi rrëqethëse nga aksidenti me 5 të plagosur on Vidnews.