Pas 12 denoncimeve, gjyqtarja e Apelit Vlorë “ia hedh” e kalon Vettingun

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.06.2018, 11:30

Ka kaluar Vettingun dhe është rikonfirmuar në detyrë, Gjyqtarja Apelit Brikena Ukperaj (Lubonja).

Vendimi i PK është dhënë paraditen e sotme, pasi ajo është gjetur e përshtatshme që të vijojë detyrën.

Në adresë të gjyqtares kishin ardhur dhe 12 denoncime nga qytetarët, por relatorja e çështjes tha se denoncimet ishin shqyrtuar dhe pasi ishin verifikuar, ishte arritur në konkluzionin se ishin ankimime që i përkisnin gjykatave.

Trupa gjykuese përbëhej nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Etleda Çiftja.

Brikena Ukperaj (Lubonja) është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Javën e shkuar u mbajt seanca ne ngarkim të saj, ku Ukperaj doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kujtojmë se gjithashtu javën e kaluar, shumë qytetarë vlonjatë u mblodhën në protestë kundër saj, teksa pretendonin për vendime të padrejta, të dhëna në lidhje me pronësinë e tokave në Karaburun dhe tjetërsimin e tyre,

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit