Rastet e emigrantëve shqiptarë që shkojë në një nga vendet e Bashkimit Evropian, për të kërkuar azil janë të shumta.
Ata atje mund të përballen me situata të vështira, pasi konsiderohen si persona të ardhur nga një vend i sigurt i origjinës.
Ditën e sotme pamje të një kampi ku qëndrojnë shqiptarët në Francë janë publikuar në internet.
Video është regjistruar në Clermont Ferrand afër Lionit, ku shihen qartë kushtet e mjerueshme në të cilat ata qëndrojnë.
Edhe më herët në kampe të tjera shqiptarët kanë treguar kushtet skandaloze ku janë të detyruar të rrinë.
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme.