“E sollën turistët me motora”, gjarpri gjigant tmerron banorët në Mat

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 10.06.2018, 12:19

Banorët e fshatit Kurçelaj në Mat janë tmerruar ditët e fundit, pasi një gjarpër i pazakontë është parë në zonën përreth.

Banorë të zonës të cilët edhe kanë filmuar zvarranikun thanë se ai ishte me përmasa të mëdha, rreth 7 metra.

Sipas banorëve ky është rasti i parë që në këtë fshat të gjendet një gjarpër i këtyre përmasave dhe dyshojnë që ai të jetë sjellë aty, nga turistë që lëvizin me motorra.

E ndërsa askush nuk mund të sqarojë me saktësi se përse në këtë fshat janë shfaqur këta gjarpërinj, frika tek banorët është e madhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit