JOQ Albania
Home

Dëshironi të punoni në Google, Apple ose Facebook? Përgjigjuni këtyre pyetjeve të çuditshme
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 23/03/2016 19:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

CatcW71WEAA1pi--large_trans++VoGYayB0dV3lS-GnR_LDWd_sZ4cY1HgSJk_dShDVxbU

Kompanitë teknologjike janë të njohura për pyetjet e çuditshme dhe konfuze që u bëjnë aplikantëve për punë. Gjigantët e teknologjisë si Google, Facebook dhe Apple shquhen për pyetjet e tyre në intervistat e punës.

Më poshtë janë disa pyetje që këto kompani u kanë bërë aplikantëve për punë. Pyetje këto të paparashikuara nga këta aplikantë, të cilët ishin të përgatitur për një intervistë në lidhje më teknologjinë, por jo këto kompani i kanë kaluar pritshmëritë.

Këto pyetje të çuditshme dhe mjaft të bukura i kanë vënë aplikantët para një testi të një lloji tjetër nga ç’ishin mësuar. Përgjigjuni atyre në mënyrë të duhur, ndoshta mund t’i siguroni vetes një vend pune te gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë.

1-Në ditën më të mirë të punës, në ditën, kur ti vjen në shtëpi dhe mendon, o Zot kam punën më të mirë në botë. Çfarë do të  bëjë atë ditë?

2- Një njeri ka përplasur makinën e tij te një hotel dhe ka humbur të gjithë pasurinë e tij. Çfarë ka ndodhur?

3- Po të isha duke folur me mikun tënd më të mirë, cila është ajo gjë që ai do të thoshte, pse ty të duhet të punosh?

4-Në ty të duhet të zgjedhësh midis dy superfuqive, të qenit i padukshëm apo të fluturosh. Cila do të ishte zgjedhja jote?

5-Çfarë do të bëje nëse do të ishe i vetmi i mbijetuar nga rrëzimi i një avioni?

6-Nëse zgjohesh dhe ke 2000 email-e të palexuara, por ti mundesh tu kthesh përgjigje vetëm 300 prej tyre, si do të zgjidhje, cilat do tu përgjigjeshe?