Manjanji nxjerr të palarat: Ju tregoj si i shantazhon Ambasada Amerikanë deputetët shqiptarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.05.2018, 07:35

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka treguar mbrëmjen e djeshme një mënyrë, që sipas tij, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ka shantazhuar deputetët shqiptarë.

Sipas tij, ambasada u ka dërguar mesazh secilit prej deputetëve, për të votuar reformën në drejtësi.

Manjani tha në "Opninion":

Kush nuk voton reformën përballet me pasoja”, thuhej në një pjesë të SMS që i shkoi në telefon çdo deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, dërguar nga Ambasada e SHBA në vitin 2016".

Ish-ministri shtoi se pjesa që aty s’thuhej, por përbënte shantazhin, ishte kërcënimi që Ambasada Amerikane i bëri deputetëve duke u thënë se do iu “nxjerr numrat e llogarive bankare të pasurive që kanë jashtë shtetit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit