Vllazërorja kthehet në makth, Kosova degjeneron Shqipërinë

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29.05.2018, 21:56

Mbyllet me rezultatin 3-0 për Kosovën ndeshja miqësore që kuqezinjtë e drejtuar nga Kristian Panuçi kanë luajtur sot në Zvicër.

Një takim i dominuar në ç'do aspekt nga Kosova e cila ka qenë zot i fushës për 90 minuta.

2 gola nga Halimi dhe një nga Zhegrova vulosën përfundimisht takimin në shifrat 3-0.

Një ndeshje totalisht e dështuar nga kuqezinjtë që po vazhdojnë të tregojnë se janë një ekip i shpërfytyruar pas ardhjes së Panuçit.

Edhe pse miqësore, u duk qartë se Kosova ishte një ekip shumë herë më lart se Shqipëria, teknikisht dhe taknikisht.

Duhet ndryshim, pa u rikthyer përfundimisht atje ku ishim para disa viteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit