Fituan 200 mijë euro duke mashtruar, kapet çifti i të rinjve nga Fieri

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.05.2018, 11:43

3295112_1302_2631157_1007_soldi

Foto ilustruese

Dy të rinj nga Fieri, të cilët ishin edhe bashkëshortë janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda.

Fisnik Kajolli, 34 vjeç dhe gruaja e tij Migena Kajolli, 27 vjeçe banonin në Dërmënas të Fierit, mirëpo kjo nuk i pengonte që të kontaktonin persona të ndryshëm në Fier dhe t'ju premtonin se do t'i punësonin në kompani private.

Sigurisht që kjo nuk ishte aspak e vërtetë, pasi pa iu dhënë asgjë në këmbim ata përfitonin shuma të konsiderueshme parash.

Si pasojë çifti ka përfituar të paktën 200 mijë euro nga këto mashtrime, të bëra në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Nuk dihet ende se si i kontaktonin qytetarët dy mashtruesit, por punëkërkuesit të etur për një vend pune u kanë dhënë atyre gjithë kursimet në këmbim të një pune në kompani të ndryshme të rëndësishme.

Dy bashkëshortët janë nën masën "arrest me burg" për shkak të veprës penale "mashtrim me pasoja të rënda".

Arrestimi i tyre është bërë rreth 5 ditë më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit