Ndeshja e djeshme kundër Veronës ishte e fundit për portierin Xhixhi Bufon me fanellën e Juventusit.
Gardiani italian ishte pjesë e Zonjës së Vjetër për 17 sezonesh, ndërkaq dje ai u zëvendësua për herë të fundit nga loja në minutën e 17-të të pjesës së dytë.
Në këtë moment shumë tifozë nuk arritën të mbajnë lotët teksa legjenda e tyre po largohej nga fusha e lojës.
Lotët nuk arri t’i mbajë as djali i vogël i Buffonit, Louis Thomas i cili mbështeti kokën pranë të ëmës.
Të pranishëm ishim edhe dy djemtë tjerë Leopoldo Mattia dhe David Lee. Ky moment ka bërë xhiron e internetit dhe pamjet janë vërtet emocionuese.