Xhuljano Halili është një prej shqiptarëve të arratisur dy ditë më parë nga burgu i Athinës.
Ai u arratis gjatë transferimit në një burg të Kretës së bashku me 3 shqiptarë të tjerë, ku dy prej tyre nuk mundën të shkonin gjatë pasi përfunduan në prangat e policisë greke.
Rezulton se Halili është personazh i njohur në Greqi për shkak të disa vrasjeve makabre që ka kryer.
Shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një 4-vjeçari dhe babait të tij, ekzekutor i porositur nga rivali i viktimës për pazare droge.
Viktima të dorës së pamëshirshme të Halilit mbetën Filip (Fillim Mesaja) dhe djali i tij i vogël, Oligerti, që e thërrisnin Kerry.
Krimi i ndodhur më 29 nëntor 2011, bëri bujë të madhe në Greqi.
Porositësi i vrasjes ishte rivali grek i shqiptarit, Vasilis Varelas, konfliktet mes tyre kishin nisur për çështje droge.
Shqiptari njihej me emrin Nikos si person i pamëshirshëm. Ai u zbulua pas një përgjimi të një bisede teksa kishte marre porosinë për të kryer vrasjen.
PJESË NGA BISEDA E PËRGJUAR:
Një nga anëtarët: Do të jetë edhe fëmija i tij…
Tjetri: Çfarë thoni? Çfarë do të bëj unë?
Porositësi: Merrni telefonin. Thuaji atij të jetë atje për një orë. Dhe ne nuk jemi të interesuar për të vegjlit.
Përgjigja: Çfarë do të bëjmë për të vegjlit?
Porositësi: Mos flisni në telefon. Ti e di atë që do të bësh. Më jep Nikos (emri grek i ekzekutuesit shqiptar).
Përgjigjet tjetri: Nuk e kemi parasysh të voglin…
Nikos: Ai është një fëmijë…
Porositësi: Delet nuk na pengojnë, (marrëzi), nuk ka rëndësi.
Nikos: Të tjerët pas meje më bënë thirrje. Brirët (patrullat). Çfarë doni që unë të bëj tani?