Kërkohej nga Interpoli, kush është vlonjati i njohur si vrasës në Itali?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.03.2018, 20:30

fatmir-halla-2-770x470

Fatmir Halla është 47-vjeçari i cili ra në prangat e policisë së Vlorës pasditen e sotme.

Halla ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi ishte dënuar në Itali për vrasje me armë zjarri.

47-vjeçari ishte dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Astit dhe do të ekstradohet drejt Italisë.

Vrasja e kryer nga shqiptari nuk është publikuar në mediat italiane.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për Vrasje me armë në Itali.

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë zhvilluar një operacion për kapjen dhe arrestimin përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Fatmir Halla, 47 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Asti/Itali e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale ”Vrasje me armë”, të parashikuar nga nenet 575, 56 të Kodit Penal Italian dhe Ligjit 110/75.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma/Itali, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit