E papritur, Rashel Kolaneci rikthehet në “Xing me Ermalin”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.03.2018, 20:16

U bë e famshme si velina e "Xing" por Rashel Kolaneci duket se do të rikthehet sërish në emisionin e Ermalit Mamaqit.

Ikja e saj vazhdon të diskutohet, edhe pse tashmë është zëvendësuar me Kejvina Kthellën.

Megjithatë, Rasheli do rikthehet papritur në “Xing me Ermalin”, këtë herë jo si velinë, por si e ftuar.

Është pikërisht Ermal Mamaqi, ai që ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale, ku u kërkon fansave të dërgojnë pyetje për Rashelin.

Ai ka shkruar se:

Rashel Kolaneci rikthehet në "Xing me Ermalin" si e ftuar. Bëni pyetjen tuaj. Pyetjet e përzgjedhura do të lexohen me emrin tuaj në emision."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit