Nxënësit e shkollës "Met Hasa" në qytetin e Durrësit janë evakuuar gjatë paradites së sotme për shkak se shkolla e tyre është përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të rëna në këtë qytet.
Mësohet se uji brenda ambienteve të shkollës ka arritur deri në 1 metër. Për evakuimin e nxënësve dhe mësuesve kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse.
Reshjet e rëna gjatë ditës së sotme kanë krijuar probleme në të gjithë qytetin, duke e përmbytur. Problematike është lagja 17 si dhe zona e Currilave, ku reshjet kanë përmbysur kodrën 2 milionë dollarëshe, por edhe kanë krijuar bllokim të njërit aks të rrugës.