Me makinë të blinduar dhe armë, arrestohet i “forti” i Lushnjes

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.03.2018, 11:51

auto_Grand-Power-Q100-21521368101

Lëvizte me makinë të blinduar dhe me armë me vete, por një 37 vjeçar e ka gjetur veten në telashe ditën e sotme.

Ai është arrestuar në Lushnjë pasi u kap duke qarkulluar me një armë të cilën e kishte pa leje.

Julian Sula nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar dhe është munduar të largohet me shpejtësi me B.M.V-në e blinduar.

Policia iu vu në ndjekje, ndërkohë që 37 vjeçari braktisi makinën, hodhi armën që mbante në mjet dhe u largua me vrap në rrugicat e qytetit.

Por pavarësisht përpjekjeve e ka pasur të pamundur të arratiset dhe është vënë në pranga në Lagjen 18 Tetori, në Lushnjë.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, tip Grand Power dhe një krëhër me 15 fishekë, ndërkohë që ai është akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje e punonjësit të policisë.

Sipas "GSH", ai gjithashtu njihet ndryshe edhe si “Juli i Pashakos”.

Para disa muajsh, emri i tij u përfshi në hetimet per masakrën e Lushnjes ku u vranë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. Por pasi u vetëdorezua, ai është lenë i lirë.

Edhe pse u përfol si personi i tretë i përfshirë në vrasje, blutë nuk kanë arritur të gjejnë një lidhje mes tij dhe krimit, duke e lënë të lirë.

Rreth një vit më parë 36-vjeçari u plagos 10 herë më thikë nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit