Rrëfimet e skllaves Emine, e mbijetuara e “Horrorit të Panaritit”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.03.2018, 14:38

Nga MARIN MEMA

Ishte viti 1986 kur vendosi të rrëfehet ndoshta një nga gratë më fatkeqe të Shqipërisë së shekullit të kaluar, dëshmi e trajtimit çnjerëzor të adartëve grekë, gjatë atyre që njihen si masakrat e vitin 1914. Padyshim ajo është masakra më e madhe e dokumentuar dhe një pjesë e saj vjen e rrëfyer gojarisht në vitin 1986 nga Emine Hoxha, shkurt Mine.

Në kohën kur vendosi të flasë për Myftar Grabockën ajo ishte thuajse 90 vjeç dhe kujton me shumë përpikmëri se i gjithë kalvari i tmerrit për të dhe njerëzit e saj të afërt, të gjithë panaritas të pafajshëm, nisi pikërisht kur ajo ishte 17 vjeç. Mësymja e atyre që ajo thjesht i quan “grekët”, nisi në Panarit në momentet kur nëna po i përgatiste vajzës së saj të re pajën me të cilën do ta martonte.

Ishte një ditë e nxehtë korriku e vitit 1914 dhe grekët vinin për herë të dytë në Panarit.

Emineja tregon se “me një urdhër të grekëve u mblodhën të gjithë burrat e fshatit nga 16 vjeç e sipër, me pretekstin se do të bëheshin disa sqarime për rregullat në fshat, për pleqësinë etj. Të mbledhur në avllinë e kishës atyre iu tha se ashtu sëbashku siç ishin do të shkonin për të ndërtuar rrugën nga Trebicka, Grabocka e deri në kufi me Skraparin, ku do të kalonin topat e ushtrisë”. Kur pleqtë e fshatit, të cilët nuk u grumbulluan, sollën lajmin se burrat e tjerë kishin shkuar për të ndërtuar rrugën për disa ditë, pati një lehtësim për gratë e fshatit.

Sikurse kujton Emineja burrat morën rrugën për Trebickë me bukë me vetë për dy ditë. Mes tyre ishte edhe Sulua, babai i saj. Nuk kaloi shumë dhe erdhi lajmi i vërtetë se burrat e fshatit, të gjithë ishin copëtuar rrugës me thika e sopata. Ky ishte fundi i tmerrshëm i mbi 200 burrave e djemve, por ishte edhe fillimi i skllavërisë së qindra grave të tjera fatkeqe që u shkëputën mizorisht nga vendlindja e tyre, për të jetuar tmerrin që i priste.

Në Panarit nuk mbeti më këmbë mashkulli dhe në kushte të tilla pritej të niste skenari i dytë i masakrës, ku viktimat e radhës do të ishin gratë dhe vajzat e fshatit. Sikurse Emineja rrëfen, fjala u hap shpejt se grekët po bënin çnderime dhe po rrëmbenin nuse dhe vajza të reja. Nënat më të moshuara ju thanë të tjerave që të grupoheshin dhe të iknin sa më parë që të mos binin në duart e tyre, por fati i keq deshi që Emineja se bashku me 40 gra e vajza të mos shpëtonte dot. Ajo u kthye në një mall, kur mes shoqeve të saj u pikas nga Zaharija , prifti i zi që do të kthehej në tmerrin e saj në 15 vitet që do të pasonin.

FOTO EMINE

Ajo çfarë kujton Emineja nga momentet para dhe pas se të binte në dorë të andartëve janë përtej imagjinatës njerëzore. Emineja shprehet se me sytë e saj kishte parë llahtarin që e bënte t’i dridhej trupi edhe pas aq shumë vitesh. Të motrën ia përdhunuan përpara syve, disa grave më të moshuara dhe fëmijëve 10-12 vjeç jua prenë kokën me sëpatë, shtatzënave u kishin çarë barkun dhe u kishin nxjerrë fëmijët duke i flakëruar tej, gra dhe fëmijë të tjerë ishin vrarë dhe vendosur kapicë mbi njëri tjetrin, diku më tej një grua të zhveshur lakuriq dhe të shkuar në hell e kishin mbështetur në mur. Me këtë pamje të fundit në memorie u shkëput Emineja nga fshati i saj, për t’u zhvendosur me përdhunë në Greqi, ku do ta pagëzonin me emrin Vangjeli.

Por çfarë ndodhi në 15 vitet e tjera të jetës së saj?!

Pasi prift Zaharija që e rrëmbeu me ndihmën e andartëve e çnderoi përdhunshëm, pas pak kohësh vendosi që ta linte të qëndronte me një plakë që e kishte mikeshën e tij. Emineja i shërbente plakës mizore dhe merrej me punët e shtëpisë, i milte dhe ushqente lopën, si dhe i punonte kopshtin. Ndërkohë, prifti Zaharija vinte dhe rrinte një apo dy netë të cilat i kalonte me Eminenë dhe pas ca kohësh ajo mbetet edhe shtatzënë. Plaka e torturoi për dy muaj derisa e dështoi fëmijën dhe u sëmurë aq rëndë sa lëngoi në shtrat për dy vjet.

Emineja siç tregon gjatë atyre viteve mendoi edhe të vetëvritej, por fati i mirë e çoi të njihte dy ushtarë shqiptarë që ruanin kufirin dhe e bindën të arratisej për në Shqipëri.

Ajo u kthye në Shqipëri me ndihmën e Zemanit nga Zhulati i Gjirokastrës në fund të vitit 1928. Por ndonëse familja e ushtar Zemanit e pritën si vajzën e tyre, përsëri Eminenë nuk e mbante vendi për të mësuar për fatin e fshatit e të njerëzve të afërt. Pasi familja që e strehoi i propozoi të martohej me Zemanin, ajo pranoi me kushtin e vetëm që nëse do të merrte vesh se ndonjë i afërt nga familja do t’i jetonte, ajo do të largohej drejt Panaritit dhe nuk dihej nëse do të kthehej më. Më këtë kusht martesa u krye sipas riteve, por shumë shpejt ajo bie në kontakt me dy ustallarë nga Panariti, që fati deshi të ishin edhe kushërinjtë e saj të parë. Prej tyre ajo mori vesh se të vëllanë e kishte gjallë, shëndoshë e mirë në Panarit.

Satka, vëllai i Eminesë i kishte shpëtuar masakrës sepse në momentin që ajo ndodhi kishte qenë në Berat. Pasi u takuan të dy fillimisht në Zhulat, vendosën që të kthehen në Panarit dhe familja ku ishte martuar e lejoi në bazë të kushteve fillestare që Emineja kishte vendosur.

Ditën që u kthye Panaritin e gjeti sërish gërmadhë, porse të gjithë ata që kishin mbetur u sulën të shihnin e të dëgjonin se si kishte mundur të mbijetonte. Tregoi shumë për historinë e saj të dhimbshme dhe për dhjetëra të tjerat që kishte parë me sytë e saj, por nuk i tregoi të gjitha nga turpi...

Në moshën 33 vjeçare ajo u martua nga i vëllai në Kreshovë të Skraparit, larg prej vendit ku sigurisht ia “njihnin” të kaluarën. Lindi katër fëmijë por jetoi për vite në varfëri. Pas Çlirimit u shpërngul nga Skrapari në Drenovë të Korçës, aty ky me kurajën e rrallë njerëzore, sikurse shprehet edhe vetë, vendosi që për herë të parë t’i thotë gjërat kaq hapur.

Frika nga opinioni e bëri të druhet për të treguar disa të vërteta historike kaq të dhimbshme, por më në fund hodhi dritë dhe sot dimë shumëçka mbi një prej masakrave më të mëdha të ndodhura në Panarit në vitin 1914 ku mbetën të vrarë 374 banorë të pafajshëm.

Në fakt, dëshmia e këtij kalvari 15 vitesh skllavërie çnjerëzore, nuk do asnjë koment më shumë se sa fjalët e vetë skllaves Emine, të mbijetuarës së “Horrorit të Panaritit”. Gjithçka e pasqyruar ne veprën e autorit Petrit Zeneli sjell dëshmi thuajse të pabesueshme të kësaj egërsie që u lëshua mbi banorët e këtij fshati mes Korçës dhe Kolonjës. /JOQ.al

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit