Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.03.2018, 21:39
Ismet Haxhia në vijim të rrëfimit të tij për gazetën “Panorama”, duke pranuar se ripahja e dosjes “Hajdari”, nga gjykimi i të cilës u dënua me 15 vite burg dhe vëllai i tij, Izet Haxhia, me 25 vjet burg si pjesëmarrës në këtë vrasje, komenton edhe heshtjen e mbajtur nga Jaho Mulosmani.
Ai thekson se “Jahoja është i përdoruri i Fatos Klosit”. Sipas tij, Jahon e kanë arrestuar forcat amerikane dy herë.
Për më tepër ka rrëfyer:
Njëherë e sollën deri në Kukës dhe më pas e kthyen prapë në kampin e Bondsteell. Herën e dytë, Jaho Mulosmani ka ardhur në Tropojë ditën që është hapur kongresi i PS-së, i veshur, i rruar, i larë, i paarmatosur. Në Tropojë u përplasën agjentët e SHISH-it me Policinë e Shtetit për Jahon. E morën dhe e sollën në Tiranë, e manipuluan gjithë natën dhe ai dha dëshminë siç ia kërkoi Fatos Klosi”.
Sa per faktin se ai nuk i shpëtoi burgut të përjetshëm, Haxhia thotë se ai e ndryshoi dëshminë.
Për këtë shprehet:
Në korridore një prokuror, Edmond Rizai, i bënte presion familjarëve të Jahos që “t’ia mbushnin mendjen që ta kryente detyrën deri në fund, sepse do rrezikohet në të kundërtën me burg të përjetshëm”. Këtë presion ndaj familjarëve, ai e dëshmoi dhe në gjyq”.
Nga Aristir Lumezi
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR