Shkodrani leksion bashkisë: S’hapet rruga me një dorë kripë!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.02.2018, 09:52

Situata e reshjeve të borës ka shkaktuar problemet e para në qarkullim dhe si për herë, edhe në këtë rast dëbora e shumtë e gjeti vendin tonë të papregatitur.

JOQ.al publikoi video nga momenti kur disa punëtorë të bashkisë Shkodër mundoheshin të hapnin rrugën dhe të shkrinin dëborën duke hedhur në rrugët kryesore të qytetit, skorje. Mënyra se si kripa hidhej në rrugë është e turpshme. Punëtorë që zbrazin thesin dhe m e grushte e shpërndajnë në rrugë, teksa kanë hipur në karrocerinë e një automjeti.

Ka zona të cilat janë tërësisht të bllokuara dhe ka qenë vet një shkodran ai që ka zgjidhur hallin e tij dhe të fqinjëve. I riu, të cilin vetë fqinjët nuk kanë dashur ta identifikojnë, ka marrë një mjet të rëndë dhe ka hapur rrugën.

Ndoshta në këtë mënyrë bëhet pastrimi i rrugës, e jo duke hedhur dy thasë me kripë, të shpërndarë me grushte, nëpër qytet.

Situata e mëposhtme ka ndodhur në lagjen "Ndocej", afër unazës perëndimore të qytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit