Lajmi tronditës për përdoruesit e iPhone, ja sa do të zgjasë smartfoni juaj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.07.2016, 10:32

1iPhone janë pajisjet më të preferuara dhe ndër më të përhapura në botë, pavarësisht diversitetit dhe llojshmërisë së smartfonëve. Mirëpo, deri më sot askush nuk e ka ditur se sa është jetëgjatësia e këtyre pajisjeve.

Gjigandi Apple, për herë të parë ka zbuluar se telefonat e tij të shtrenjtë, përllogaritet të jetojnë vetëm 3 vjet. Kompania e zbuloi këtë fakt për të treguar kontributin e saj në të mirë të mjedisit.

Megjithatë, ndonëse 3 vjet mund të duket një kohë tepër e shkurtër për jetëgjatësinë e një telefoni, Apple ka bërë hapa pozitivë për të zgjatur jetëgjatësinë e iPhone –ve, duke i lejuar përdoruesve që të përditësojnë sistemin iOS.

Deklarata vjen pas vitesh diskutime dhe aludime për jetëgjatësinë e pajisjeve të Apple.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit