frikshme por e vërtetë, ajo që ndodh me institucionet financiare shqiptare, e veçanërisht me NOA-n. Një çift merr një kredi prej 15 milionë lekësh në këtë institucion.
E paguanin rregullisht këstin e kredisë, dhe këtë e vërtetojnë edhe me dokumentat që disponojmë ne si redaksi. Çifti K.D dhe K.C më datë 29.04.2011 aplikojnë për një kredi për shumën në fjalë. Mbas marrjes së kredisë ata ishin pagues të rregullt deri më datën 23 qershor të 2016 ku çifti në fjalë njihet me një fakt shkatërrues për ta dhe familjen e tyre.
Çfarë kishte ndodhur?
Bashkëshorti kishte aplikuar për një kartë krediti, ku në email-in e tij personal i kthehet përgjigje negative pasi ai ndodhej në proçes gjygjësor me kredinë e parë. Mbas bisedës me të shoqen çifti drejtohet te NOA, ku hasen me një arrogancë të paparë nga drejtuesit e saj për llogari-dhënien që duhet të jepnin. Pasi interesohen në Bankën e Shqipërisë, zbulojnë se pa dijeninë e tyre ata ishin në një kredi të dytë dhe në një proçes gjyqësor me numër 28/26 për ekzekutim vendimi për mospagesën e kësteve.
Institucioni financiar NOA më datë 29.01.2016 kishte aplikuar në kurriz të këtyre personave edhe një kredi të dytë me vlerën e 728.904 lekë të reja, gjë për të cilën ata as kishin kërkuar e as kishin nënshkruar, dhe kështu u gjendën përpara fakteve dhe veprimeve të kryera pa dijeninë e tyre. Për të marrë një kredi ose rinovuar atë, duhet patjetër një akt noterial, një kërkesë, nga persona të cilët janë të interesuar. Në rastin tonë, jo vetëm nuk janë njoftuar, por mbi ta janë kryer abuzime duke i çuar deri në krisje familjare. Përveç interesave të larta, këto institucione financiare janë edhe abuzueset dhe falsifikueset më të mëdha që kanë hapur dhe po hapin plagë në shoqërinë shqiptare.
Banka e Shqipërisë hesht. Prokuroria hesht. Ata po hedhin valle duke rrënuar dhe shkatërruar qindra familje të cilat për punët dhe bizneset e tyre janë të detyruar të përballen me këto fenomene me këto institucione të ashtëquajtura ‘institucione financiare’.
Kush mban përgjegjësi për këtë akt mashtrimi të pastër? Kush e kthen këtë çift në jetën e tyre të mëparshme? Në pjesën e dytë lexuesi jonë do të njihet me:
1 – Dokumentacionin e plotë të mashtrimit nga NOA
2 – Si janë kthyer kompanitë e Leasing në "pazarin e Korçës" me interesa vrasëse
3 – Dokumentacioni i një Banke të nivelit të dytë të cilat vërtetojnë se si një shofer i një drejtori është njëkohësisht administrator i një kompanie SH.A dhe është kredituar nga kjo bankë me shifrën e 11 mln dollarëve ku ndërkohë është refuzuar nga një bankë tjetër për një kredi prej 200 mijë lekësh të reja.
Çudirat me bankat dhe institucionet financiare në Shqipëri nuk kanë të sosur. Ndërkohë që shoqëria shqiptare po shkatërrohet nga këta ‘fajdexhinjë’ ata nuk ngopen së abuzuari në kurriz të shqiptarëve. /Boom.al/