Kështu mund të parandaloni thinjët e flokëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.03.2016, 18:11

wrwrr

Pavarësisht kujdesit që mund të tregojmë për flokët, ato një ditë do të thinjen. Flokët kërkojnë ushqim të rregullt me proteina, vitamina dhe minerale. Duke u kujdesur për mënyrën e ushqyerjes, ne mund të parandalojmë thinjat. Ja disa ushqime që mund ta shmangin këtë proces biologjik:

Arrat

Arrat janë të pasura me biotinë, vitaminë E, aminoacide dhe bakër. Mungesa e bakrit është shkaktari kryesor i thinjave të parakohshme.

Veza

Vezët përmbajnë substanca që ndikojnë në rritjen e flokëve, duke përfshirë proteinat, vitaminat D dhe B. Prandaj veza përdoret për maska flokësh pasi e rrit flokun dhe i jep elasticitet.

Farat e kungullit

Mungesa e zinkut në flokë, bën që të keni një lëkurë të thatë dhe si pasojë krijohet zbokthi. Farat e kungullit dhe guacat e detit mund të ushqejnë flokun me zinkun e nevojshëm.

Specat e kuq Vitamina C mbron flokët nga dëmtimet që mund t’i shkaktojnë radikalët e lirë.. ‘Flokët e tharë dhe majat e çara janë shenjë se nuk furnizoheni me sasi të mjaftuar me vitamina C’. Specat e kuq janë burim i duhur, pastaj portokajtë, dredhëzat, domatet dhe brokoli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit