Merkatoja e janarit është mbyllur, por drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare nuk ndalet së punuari.
Ai po mendon për surprizën e radhës gjatë merkatos verore
Futbollisti që do sjellë shqiptari në Romë është një talent nga ekipi francez i Lilës.
21-vjeçari quhet Luiz Araujo dh shihet si një talent me të ardhme.
Sipas të gjitha gjasave sulmuesi brazilian do të nënshkruajë me lacialët, për 8 milionë euro në fundin e sezonit.
Bastet e fituara nga ana e shqiptarit janë të shumta, ndaj edhe ky futbollist pritet të jetë ylli i ardhshëm i Lazios.