Telefonata shqetësuese tek Bashkimi: Ikni sa më parë se do bëhet nami, do vejë gjaku…

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.02.2018, 07:50

Edhe sot, si çdo ditë tjetër të javës, Bashkim Hoxha nisi ditën e tij në punë duke lexuar gazetat dhe më pas, duke pritur telefonatat e qytetarëve.

Të shumtë ishin ata që qanin hallin e tyre, duke u ankuar për mbjelljen e pemëve, të cilën e cilësonin si për shfaqje e spektakël nga ana e Erion Velisë, ndërsa për shkak të reshjeve një pjesë e madhe e Tiranës ngeli pa pikë uji ditën e djeshme.

Por tepër shqetësuese dhe në panik ishte telefonata e një vajze të re, e cila bëri thirrje për gjithë të rinjtë që të largoheshin nga vendi, pasi sipas saj, këtu nuk ka asnjë pikë shprese dhe shumë shpejt do të bëhet nami e do të plasë gjaku.

E reja u ankua për mënyrën tonë të jetesës, teksa nuk nguroi të përmendte të drejtat e të rinjve si dhe pasojat e mbjelljes së vendit me drogë.

Ajo u shpreh ndër të tjera:

Kështu siç janë bërë ligjet këtu, askush nuk ka të drejta. Të rinjtë nuk mund të diplomohen, të dalin nga bankat e shkollës dhe të mos paguhen, të shfrytëzohen dhe të punojnë pa të drejtë rroge. Kjo është shumë demoralizuese për të gjithë rininë. Këtu nuk ka të rinj. Këtu ka vetëm pleq dhe bagëti. U bëj thirrje të rinjve të ikin sa më parë se këtu do bëhet gjak, do vriten, do shkatërrohen. Unë nuk shikoj dritë fare. Me drogën, me hashashin që kanë mbjellë, të rinjtë ca do përfundojnë në burgje, ca do zihen e do vriten mes tyre".

Pa fjalë ka ngelur Bashkimi nga ky fjalim i të resë, e cila ka mbyllur rëmbimthi telefonin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit