Po i qahej mamit se nuk kishte para, studentes i ndodh e papritura pasi mbyll telefonin

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 30.01.2018, 15:52

Ndodh shpesh që studentët të cilët studiojnë në një qytet tjetër, larg shtëpisë së tyre shpesh të ngelen me qindarkat e fundit në fund të muajit apo dhe pa asnjë të hollë.

Kështu i ka ndodhur dhe një studenteje e cila ishte duke udhëtuar në tren në momentin kur foli në telefon dhe i tha nënës së saj se nuk kishte më para me vete.

Por, kur u zgjua nga gjumi në tren ajo gjeti 100 paund në prehërin e saj.

Sipas Daily Mail, bëhet fjalë për Ella Johannessen, e cila nuk ndiehej komode me situatën e saj financiare, kështu që kishte vendosur ti telefononte nënës së saj, ndërsa ishte në një tren nga Peterborough në Leeds.

Gjatë telefonatës Johannessen ishte e mërzitur që i ishin zhdukur 35 paudët e fundit.

Kur u zgjua, ajo gjeti paratë nën një pecetë në prehrin e saj nga një i panjohur. Ky veprim e bëri vajzën të qante.

Johannessen e publikoi ngjarjen në llogarinë e saj në Facebook në një përpjekje për të gjetur njeriun e mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit