Monika Kryemadhi ka dalë në podium për të ndezur zemrat e protestuesve me fjalët e saj kundër Edi Ramës. Ajo tha se sot nuk po proteston vetëm si politikane, por edhe si nënë shqiptare, pavarësisht se fjalimi i saj ishte tërësisht politik.
Mona tha:
Po protestoj si nënë shqiptare që e do vendin e saj. Edi Rama është vetëm. Rama e ka gojën të hajë makarona dhe për asgjë tjetër. Ky njeri duhet të ikë një orë e më përpara. Është vetëm fare, i mbytur në zullumin e tij që nuk ka drejtësi, ambasador, qeveri, lule, vajza, gra, burra që ta shpëtojnë, sepse i ka të gjithë kundra".
Ajo shtoi se Rama ka 20 vite që ka abuzuar me besimin e shqiptarëve, ndërsa nuk nguroi të kërkonte falje edhe në emër të politikës, pasi kanë qenë vetë ata që i kanë dhënë mundësinë për të qenë në politikë.

Më tej, kreu i LSI-së u shpreh:
Për 20 vjet Rama ka abuzuar, ka mashtruar dhe sot bën njeriun e moralshëm. Ju kërkoj falje edhe në emër të klasës politike që i kemi dhënë shansin këtij njeriu 20 vjet që të tallet me shqiptarët. Sot dua t'ju bëj thirrje që më shumë se kurrë të ngrihemi, të protestojmë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, për të gjithë ata gjimnazistë që janë viktima të trafikut të drogës, pjesë e dhunës së mësuesve të politizuar të Edi Ramës".
Sikurse bashkë-opozitari, Lulzim Basha, edhe Kryemadhi e mbylli fjalën e saj me elementin "Zot".
Mona tha:
Zoti ju rujt ju, ju rujt familjet tuja. Zoti i bekoftë shqiptarët!"