Dokumentet e CIA-s: Tito gati të pushtonte Shqipërinë nëse rrëzohej Enver Hoxha

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.01.2018, 12:45

enver1

CIA ka punuar për vite të tëra për të rrëzuar Enver Hoxhën, duke dërguar madje edhe një sërë spiunësh, por asnjë nga metodat e Agjensia Kombëtare e Inteligjencës, nuk dha efekt.

Por sipas dokumentave të zbuluara së fundmi, ajo që i trembte më shumë amerikanët në vitin 1951 ishte rreziku i luftës në Ballkan.

Sipas disa dokumenteve të deklasifikuar nga CIA, amerikanët kishin frikë se nëse rrëzonin Enver Hoxhën, atëherë Tito mund të shtrinte ndikimin në Tiranë.

Konflikti në Ballkan

Përdorimi i mjeteve jo-konjvencionale për momentin është i kufizuar prej natyrës eksplozive të konfliktit dhe situatës në Ballkan, pasi një shqetësim parësor është evitimi i provokimeve që mund të prishin balancat delikate me luftës e paqes në këtë rajon.

Por gjithsesi duket se ka vend për veprime të kujdesshme nga ana e SHBA, që nuk do të prishnin balancat e pushteteve dhe që mund të vendosin struktura paraprake për veprim të mëtejshëm në kohën e duhur.

Mendohet gjithashtu se mund të ndërmerret veprim diversionit klandestin kundër lëvizjeve sovjetike në vende të tjera, siç ishte aneksimi i Burmës. Propozohet vazhdimi i aktiviteteve aktuale, me pikësynim përgatitjen e pozitës së përshtatshme për organizim dhe përgatitje si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Me sugjerimet e mësipërme SHBA pranon se dy hapat e parë të memorandumit britanik duhet të kryhen nëse dhe në kohën kur nisja e konfliktit në Ballkan është e pashmangshme.

Në rast të ndërhyrjes së Jugosllavisë dhe Greqisë në Shqipëri, SHBA duhet gjithashtu të marrë pjesë ushtarakisht në ndërhyrje, për të siguruar dhe për të ushtruar presion të fortë kundër një konflikti mes tyre, si dhe për të siguruar që ndërhyrja të jetë e përkohshme.

SHBA pranon sugjerimin britanik për komunikimin me tre fqinjët shqiptarë duke i siguruar se asnjë fuqi e huaj nuk do të lejohej të merrte një pozitë të privilegjuar në Shqipëri pas rënies së regjimit aktual, dhe se vendet fqinje do të konsultoheshin për pushtetin e ri demokratik që do të vendoset.

Në lidhje me “streset e brendshme” britanikët duket se i referohen lëvizjeve subversive që nuk janë nxitur nga jugosllavët. SHBA beson fuqimisht se në rast të tillë SHBA dhe Britania nuk duhet të lejojnë që Jugosllavia të përgatitet të zëvendësojë regjimin sovjetik në Shqipëri me një regjim titist.

Duhet të bëhen të gjitha presionet diplomatike për të theksuar se karakteri i regjimit të ri në Shqipëri do të jetë objekt konsultimesh të ngushta mes të gjithë palëve të interesuara si SHBA, Britania, Italia, Greqia e Jugosllavia.

Synimet

Lëvizjet e sugjeruara në paragrafët e mësipërm kanë si qëllim marrjen e garancive nga Jugosllavia, Greqia e Italia se nuk pretendojnë një pozitë superiore në Shqipëri dhe nga ana tjetër se asnjë fuqi e huaj nuk do të bëjë këtë, gjë që mund të arrihet shumë më mirë nga veprimi i përbashkët shumëpalësh dhe jo vetëm nga SHBA e Britania.

Nëse NATO do të konsiderojë mbrojtjen e Jugosllavisë si një mënyrë për trajtimin e situatës, atëherë duhet të veprohet sipas sugjerimeve të saj për problemin shqiptar.

SHBA mirëpret komentet e Britanisë mbi çështjen, edhe pse nuk pritet të ketë ndryshime idesh pas konsultimeve të kryera mes Departamentit të Shtetit dhe degës CJS të CIA. Mendimet konsiderohen si projekte dhe jo një plan veprim i aprovuar.

Korrik 1951

Marrëdhëniet Shqipëri – Jugosllavi

1. Problemi

a) Parandalimi i marrjes së Shqipërisë nga jugosllavët apo i ndarjes së saj nga jugosllavët e grekët

b) Nëse kushtet e lejojnë, çlirimi i Shqipërisë nga kontrolli i Cominform dhe ardhja në fuqi e një regjimi pro-Perëndimor, pa rrezikuar sulme hakmarrëse nga Cominform mbi Jugosllavinë

2. Fakte me rëndësi për problemin

a) Kontrolli i Shqipërisë nga Cominform po bëhet gjithnjë e më i dobët

(1) Pakënaqësia publike është gjithnjë e më e përhapur

(2) Kushtet ekonomike po përkeqësohen shpejt

(3) Në zona të izoluara duket se kanë shpërthyer revolta

(4) Shtetet e tjera të Cominform janë të izoluara nga rrugët tokësore me Shqipërinë, që prej dezertimit të Jugosllavisë, prandaj siguria e shtypjes psikologjike dhe e afërsisë së ushtrive të Cominform është me e pakët në Shqipëri sesa në vende të tjera komuniste

b) Jugosllavia po përgatitet seriozisht për ndërhyrje ushtarake në Shqipëri

1) Një ushtri çlirimtare shqiptare e sponsorizuar nga Jugosllavia është krijuar në afërsi të kufirit shqiptar

2) Rreth 100 grupe rezistence të sponsorizuara nga Jugosllavia janë aktualisht në veprim në Shqipëri.

3) Besohet se nga 2000 deri në 4000 shqiptarë po marrin stërvitje paramilitare në kampe ushtarake në Jugosllavi

4) Jugosllavia ka lëshuar mbi Shqipëri të paktën një broshurë ku nxit rezistencën popullore kundër regjimit.

c. Jugosllavia tashmë njihet publikisht që merr ndihmë ushtarake dhe ekonomike nga SHBA dhe qarkullojnë zhurma se Jugosllavia ka marrë dorë të lirë nga SHBA për pushtimin e Shqipërisë dhe zëvendësimin e qeverisë komuniste me një qeveri pro-jugosllave.

d. Disa sinjalizime tregojnë për një marrëveshje të mundshme mes Jugosllavisë e Greqisë për ndarjen e Shqipërisë mes tyre. Por edhe sikur një marrëveshje e tillë të mos ekzistojë, nëse Jugosllavia ia del me sukses të përmbysë regjimin në Shqipëri, kjo detyrimisht do të sillte ndarjen e vendit mes saj dhe Greqisë

c. Populli shqiptar, i cili kundërshton regjimin komunist, do të preferonin asistencë Perëndimore për ndryshimin e regjimit, në vend të ndërhyrjes greke apo jugosllave.

Operacionet aktuale amerikane e britanike nuk kanë pasur suksesin e mjaftueshëm në krijimin e një organizate të vetme rezistence. Por deri në fund të verës mund të rezultojë që aktivitetet të forcojnë thelbin e një rupi rezistence.

Konkluzione

Jugosllavia nuk merakoset shumë për shkaktimin e një sulmi sovjetik në rast ndërhyrjeje, të hapur apo klandestine në Shqipëri. Nëse Cominform nuk e sulmon Jugosllavinë deri brenda vitit që vjen, ka mundësi që pa ndërhyrjen e SHBA, vetëm aktivitetet jugosllave në vend, si dhe përkeqësimi i situatës ekonomike, të sjellin shembjen e regjimit aktual, e rrjedhimisht ardhjen e një qeverie të sponsorizuar nga Beogradi apo ndoshta ndarjen e Shqipërisë mes fqinjëve.

Në rast të tillë, Cominform nuk do të ndërhynte, vetëm në rast se ka vendosur për likujdimin e regjimit të Titos, pa pasur lidhje nëse Shqipëria kërcënohet apo jo.

Një përmbysje e mundshme e regjimit në Shqipëri do të merrej nga Evropa si dhënie e dorës së lirë ndaj Jugosllavisë për eliminimin e regjimit komunist në Shqipëri me aprovimin dhe ndihmën e SHBA.

Një mendësi e tillë do të kishte efekte të dëmshme në grupe të ndryshme të rezistencës në vende të tjera të Evropës Lindore ku zhvillimet do të interpretoheshin si në skenar i Shteteve të Bashkuara.

Eliminimi i regjimit aktual në Shqipëri do të ndihmonte nga ana tjetër për inkurajimin e lëvizjeve të tjera të rezistencës në vende satelite sovjetike, duke u bërë një prove e lëvizjes së suksesshme klandestine për përmbysjen e një regjimi komunist.

Për arsye të simpative të Perëndimit me zyrtarët shqiptarë, do të ishte më i thjeshtë organizmi i një grushti shteti në Shqipëri me elementë amerikanë, ndoshta me më pak personel sesa një tentativë jugosllave.

Besohet se në rrethana të caktuara, një revoltë e suksesshme mund të nisej nga SHBA, duke hyrë nga jashtë vendit me 1000 deri në 2000 njerëz. Një operacion stërvitjeje me 1000 deri në 2000 shqiptarë mund të krijohet në Gjermani nën mbulimin e kompanive të gardës, me kosto relativisht të vogla.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit