“Gjergj Kastriot Skëndërbeu Mbreti i Shqipërisë”, zbulohet dokumenti i jashtëzakonshëm në Francë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.01.2018, 10:32

1515789276

Një dokument historik që zbulon të dhëna të jashtëzakonshme mbi historinë e vendit tonë, ka dalë në dritë, kohët e fundit.

Në vitin 1912, autori Vico Mantegazza ka botuar një vepër të rrallë në me titull “L’Albania”, ku e konsideron heron kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu si Mbretin e Shqipërisë.

Në veprën të botuar në Romë, nga shtëpia botuese “Bontempelli e Invernizzi”, gjejmë në faqen e 17-të, një portret të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, mundësuar nëpërmjet medaljes artistike të skulptorit Heinrich Kautsch.

1515789421

Ky dokument i rrallë duket se është publikuar për publikun shqiptar nga historiani Aurenc Bebja.

Megjithatë Bebja thotë se viti i lindjes (1404) dhe i vdekjes (1467) së heroit tonë kombëtar janë të gabuar.

Ndërkohë portreti i Skënderbeut që paraqitet në dokument, është realizuar nga skulptori Heinrich Kautsch , në Pragë. 1515789818

Ndërkohë theksojmë se më 17 Janar të vitit 1468, plot 549 vjet më parë, Heroi ynë Kombëtar vdiq në Lezhë, 6 Maj 1405 – 17 Janar 1468)… Pa diskutim figura më e madhe e Kombit tonë, fama dhe lavdia e të cilit kanë kapercyer shekujt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit