Ornamentet shqiptare të ruajtura në Luvër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2018, 13:17

Nga Marin MEMA

Një mjeshtër i njohur francez sikurse piktori Louis François Cassas i ka bërë një dhuratë shumë të vlefshme kulturës shqiptare duke bërë të mundur shfaqjen e disa ornamenteve tradicionale shqiptare në një nga muzeumet më prestigjioz të botës, sikurse ai i Luvrit.

Studiuesi Ferid Hudhri na bën me dije në enciklopedinë “Shqiptarët në artin botëror”, se mjeshtri Cassas pasionin e tij ndaj formave tradicionale e orientoi edhe ndaj ornamenteve të shumta që i vizatoi sipas disa veshjeve shqiptare.

luver1

Ky pasion i piktorit nisi në punishten artizanale të të atit, ku ai filloi të mësojë duke vizatuar ornamente mbi objekte të gdhendura apo të stolisuara. Me dhjetëra variante qëndismash në pjesët e përparme të këmishëve të grave dhe burrave si dhe ornamente të tjera, falë punës së këtij mjeshtri, ruhen të vizatuara në një punim i cili është i ekspozuar në departamentin e arteve grafike të Muzeut të Luvrit.

luver2

Pikturimi i ornamenteve dhe elementeve të tjera dekorative shfaqen si cilësi dalluese dhe karakteristike, ndaj të cilave Cassas ka shprehur interes edhe në detajet më të imëta. Përtej vëmendjes së piktorit Louis François Cassas, pikturimi i figurave me veshjet tradicionale dhe trashëgimia jonë etnokulturore, përbëjnë një ndër motivet kryesore të autorëve të huaj që kanë trajtuar temën shqiptare gjatë shekullit të XIX.

Mjaft artistë të tjerë të njohur kanë realizuar tablo tërësisht me motive shqiptare e shumë prej tyre për fat të keq ne sot nuk i njohim./JOQ.al

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit