Biznesit që i`u vu tritol ditën e sotme i përket Lulzim Kullës, një emër jo i panjohur për policinë e Shkodrës. Mësohet se Kulla ka mbetur i plagosur nga shpërthimi që ndodhi vetëm pak minuta më parë në lagjen Rus në Shkodër. Bashkë me të kanë mbetur të plagosur edhe tre persona. Dëmet materiale janë të konsiderueshme ku u vendosën një biznesi rreth 500 gr lëndë eksplozive.
Kush është Lulzim Kulla dhe e kaluara e tij?
Pas vitit 1997, në zonën e Rusit, një tjetër emër i njohur i botës së krimit do të vinte dhunshëm për të kërcënuar tregëtarët e kësaj lagje në Shkodër.
Lulzim Kulla do të detyronte shumë prej tyre të mbyllnin bizneset e madje të linin Shkodren. I dhunshëm por dhe mjaft i djallëzuar ai mbajti për shumë vite nën kontroll zonën tregetare të Rusit duke bashkëpunuar dhe me grupet e reja kriminale që operonin në atë zonë. Kush nga tregtarët nuk bindej e pësonte mjaft keq. Një tregetar me një njësi të vogël shitje gazi me pakicë e pësoi me jetë mosbindjen. Për torturimin dhe vrasjen e tij makabre askush nuk u dënua asnjëherë.
Aktualisht në Shkodër mjaft tregtarë të mëdhenj paguajnë gjoba të majme mujore gjoja në kembim të ruajtjes dhe sigurisë së biznesit. Më të vegjlit e paguajnë me kënaqësi gjobën duke e konsideruar si domosdoshmëri për mbarëvajtjen e biznesit. Të paktë që kundërshtojnë, zakonisht e pësojnë nga disa persona që paguahen.
Rasti i sotëm i Lulzim Kullës ka të bëjë me këtë skemë që ndodh në Shkodër në lagjen Rus, ku ka shumë tregëtarë.
