JOQ Albania
Home

“Unë lahem një herë në javë, bëjeni dhe ju këtë e shihni rezultatet”
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/03/2016 17:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e mbajmë mend erën e shampos ditëve të diela. Edhe nëse për një moment harroje çfarë dite ishte, era e shampos në lagje, të kujtonte se ishte e dielë dhe duhej të laheshe.

Tani kohërat kanë ndryshuar e secili nga ne lahet çdo ditë, kjo për higjienën personale. Mirëpo McCarthy sugjeron të rikthehet larja një herë në javë, për disa arsye.

Së pari  ai thotë se, puna e dushit të përditshëm ka ardhur vetëm nga marketingu që kompanitë e shampove i kanë bërë mallit të tyre dhe përfitimi është vetëm i tyre.

Së dyti dushin e përditshëm, ai e konsideron dëmtim të ambientit. “Dushi i përditshëm harxhon shumë ujë dhe energji elektrike”, -thotë ai.

Së treti që është dhe më e rëndësishmja, dushi i përditshëm ka efekte të këqija mbi lëkurën, pasi e than atë. Larja tepër e shpeshtë, ngordh bakteret e dobishme të lëkurës dhe heq vajrat natyrale që prodhon trupi.

Vetë McCarthy, lahet një herë në javë dhe ka dy dekada që nuk përdor shampo. Siç ai vetë thotë, kur ka vizituar Amazonën ka vënë re se banorët “e egër”, kishin flokë të shëndetshëm pa përdorur asnjë nga këto që përdorim ne sot.