Jetnis Dollapi është i riu që ndërroi jetë rreth një vit e gjysmë më parë, pasi u përplas me murin ndërsa ishte me shpejtësi të madhe, në një prej lagjeve të Tiranës.

Sot, e dashura e tij, Nertila Kapo, e cila herë pas here publikon foto me të ndjerin, për të treguar se nuk i është shuar dashuria dhe se Jetnisi do të ngelë përjetë në zemrën e saj, ka një kërkesë të rëndësishme.

Ajo kërkon nga të gjithë që ta ndihmojnë me gjetjen e kësaj unaze që shikoni në foto, të cilën e mbante Jetnisi.

Siç thotë vajza, unaza u ka humbur familjarëve, ndërsa ajo është gati të paguajë dyfishin e çmimit për këdo që e gjen, pasi rëndësia shpirtërore është më e madhe sesa ajo monetare.

Netrila shkruan:

Vajza nuk specifikon nëse unaza mbahej nga një prej familjarëve dhe ndoshta i ka rënë diku, apo nëse ruhej në shtëpi dhe dikush e ka vjedhur. E pyetur nga JOQ.al, Nertila thotë vetëm "Ka humbur", pa dhënë detaje se si apo ku.
