Del kalendari i festave zyrtare për vitin 2018, ja sa ditë pushime do kemi

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 05.01.2018, 16:58

2018-calendar-with-holidays

Viti i ri sapo ka hyrë, por siç themi gjithnjë që na duhen disa ditë pushimi për të marrë veten nga pushimet.

8b73447f-9086-4efe-8c0c-8394ae6e033c

Vitin që kaloi kishim goxha ditë pushimi, kjo për shkak edhe të rastësisë me përkimin e datave të ditëve të shënuara.

Por, si do jenë këto data për vitin 2018?

5028666e-5321-4d1b-8791-fbee10e4253c

Le t’i hedhim një sy fetave zyrtare në kalendarin e vitit 2018-të:

01 dhe 02 Janar festat e Vitit të Ri

14 Mars Dita e Verës

22 Mars Dita e Nevruzit

01 Prill, e diela e Pashkëve Katolike

08 Prill, e diela e Pashkëve Ortodokse

01 Maj Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

15 Qershor Dita e Bajramit të Madh

21 Gusht Dita e Kurban Bajramit

19 Tetor Dita e Lumturimit të Nënë Terezës

28 Nëntor Dita Flamurit dhe e Pavarësisë

29 Nëntor Dita e Çlirimit

08 Dhjetor Dita Kombëtare e Rinisë

25 Dhjetor Krishtlindjet

*Me vendim qeverie, në rastet kur festat zyrtare bie në ditët e pushimit javor (e shtunë ose e diel), dita e hënë është ditë pushimi.

**Shënim: Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor.

Pra, në total janë 14 ditë pushime zyrtare ose e thënë ndryshe 2 javë të mbledhura, shijojini.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit