JOQ Albania
Home

Nuk kishin bërë detyrat, mësuesi zhvesh lakuriq nxënësit
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14/03/2016 8:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dikur nëse nuk kishe bërë detyrat mund të dënoheshe me një tërheqje veshi, ndonjë shuplakë fytyrës ose ngritjen me një këmbë para dërrasës së zezë, duke qëndruar për minuta të tëra ose edhe deri në fund të orës së mësimit. Por, këto nuk janë asgjë para atij dënimi që ka dhënë një mësues në Indi. Ai i ka zhveshur lakuriq dy nxënës dhe i kanë nxjerrë jashtë klasës ku bëhej mësim.

Ngjarja ndodhi në një qendër stërvitjeje të quajtur Shree Tutorials në Malwani, Indi, imazhet shokuese tregojnë 2 djem të vegjël, njëri prej të cilëve është komplet i zhveshur, ndërsa tjetri vetëm më një bluzë, duke qarë, teksa mbajnë në dorë një libër.

Ata kanë qëndruar jashtë derës së klasës, pasi nuk janë lejuar të hyjnë brenda, ndërsa nxënësit që i shikonin kanë mbuluar fytyrën nga turpi për shkak të kësaj situate.

Mësuesi dhe drejtuesi i qendrës janë ndaluar, por ende nuk është marrë një masë ndëshkuese për ta, ndërsa reagimi ndaj këtij akti të ulët ka qenë i madh.

Teacher strips boys naked for not finishing their homework