Viti 2017 rrëzoi nga froni Bill Gates, tashmë njeriu më i pasur në botë ka një emër tjetër

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 02.01.2018, 17:38

Ndonëse shohim që vende të shumta rrethohen akoma nga varfëria e skajshme, pasuria e 500 personave më të pasur në botë është rritur me 23 %.

Themeluesi i Microsoft, Gates, ka vite që kryeson listën e njerëzve më të pasur në mbarë globin me plot 84 miliardë dollarë.

billgatesBill Gates.

Megjithatë, viti që sapo lamë siç duket ka ndryshuar “balancat”, pasi Bill Gates nuk është më njeriu më i pasur në botë sipas studimit të bërë nga “Bloomerg”.

Vendin e Gates e ka zënë Jeff Bezos, presidenti i “Amazon” dhe “Washington Post”.

bez04_ehigher-res-horizontalJeff Bezos.

Në 2017-ën pasuria e Bezos u rrit me një shifër prej 34.4 miliardë dollarë, duke arkëtuar kështu në total 96.6 miliardë dollarë.

Pra, në muhabete mes miqsh mos iu referoni më emrit të Bill Gates si njeriu më i pasur në botë, tani “stafetën” e mban Jeff Bezos.

jeff-bezosJeff Bezos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit