Moderatorja e njohur Viola Spiro qëndroi për disa kohë në qendër të mediave rozë pasi i dashuri i saj Valentin Selaj u bë kryefjala e mediave italiane, pasi cilësohej si trafikant droge.

Jetesa luksoze dhe udhëtimet e shpeshta me të dashurin u përfolën shumë.

Ajo nuk pati asnjë reagim për këtë histori ndërkohë që duket se e ka lënë mënjanë historinë me Selajn.

Ajo ka postuar një foto me një djalosh të quajtur Marin Blushi dhe të motrën Petrulën.

Djali quhet Marin Blushi dhe është në një lidhje me Petrulën. Ata frekuentohen bashkë ndonëse deri më tani e kanë mbajtur larg vëmendjes mediatike lidhjen e tyre.